6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Priti 15 vite për hakmarrje/ Historia e 81 vjeçarit i cili me plis në kokë vrau serbin famkeq qe i’a vrau gjyshin kur ishte 5 vjeqar

Rekomandime

Azem Makolli, 81 vjeçari është njëri nga burrat e pakët që njerëzit i këndojnë këngë për së gjalli.

Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjeve kombëtare për të cilat ishte edhe njëri nga të burgosurit politik.

- Advertisement -

Gjyshi i tij kishte qenë njëri nga shqiptarët të cilët kishin për qëllim bashkimin e popullit shqiptar.

“Babgjyshi jem ka ra në burg në Podujevë, u ik nga burgu e u dal në mal. Gjyshi ishte komandant i Ballistëve. Shkijet të armatosur deri në dhëmbë kanë ardh një mëngjes e ma kanë rretheku babgjyshin derisa ishte duke punuar, na kanë rrethu edhe neve. Unë 5 vjet i kam pas por e mbajë mend si sot. Pasi na kanë rretheku babgjyshi i ka thanë Ymerit merri djemtë e pshtomi prej këtu. Ymeri u largu, e një musafirë që e kemi pas në shpi, shkijet e kanë nxanë tu ik e ma kanë vra edhe musafirin” tregoi ai se si filloi e tërë historia.

Makolli tregoi se gjyshi i tij vdiq pasi njëri serb ia vrau e i ndjeri nga plaga ra me shtëpinë në tokë. Sipas traditave, Makolli thotë se ai që bie në shpinë kur të vdes i merret gjaku(kërkon hakmarrje) ndërsa ai që bjen në të kundërtën nuk ndrodh njejtë.

- Advertisement -

“Babëgjyshin jyshin ma kanë gju me automat e me pushkë, e ma kanë rrok babëgjyshin e ka ra në kokërr të shpinës. Ai njeri që bjen në kokërr të shpinës, atij iu merret gjaku, ai që bjenë përmys kurrë si merret gjaku. Ai shka m’i ka vra 6 veta”, th ai.

Makolli tregoi se si nga mosha 5 vjeçare u rritë me frymën e hakmarrjes.

- Advertisement -

“Unë prej atë ditë që ai ma ka vra babgjyshin, veç kom pritë deri të rritna, prej 5 vjet kur i kom pas e kom pas ndër mend si të rritna me e vra atë shka.

Ai tregon se si ka shkuar në Beograd e në Bosnje për të punuar e për t’i fituar parat e armës me të cilen edhe do ta vriste serbin.

“E bleva armën e u ktheva në Kosovë, qohna unë prej Prishtinës e hypi në tren e shkojë me një kojshi tek shpia e shkaut. E pyes për vendodhjen e një shpie, ai më thotë se nuk e din edhe mi jep do kumbulla, kur mi jepi kumbullat unë e qoj dorën në allti me kap e me vra, po tani thash qysh me vra unë kur mi dha kumbullat, e shkojë në rek e i gjuj kumbullat. 7 ditë e ka shty ai me ato kumbulla, se unë qatë ditë mu kanë e kisha vra e se kish ditë kërkush. Po ai kojshia shkon të nestrit e i kallxon atij shkaut kush jom unë e që e kom njet me vra, unë kthehem në shtëpi”, tregoi ai.

Pas takimit të parë të tyre, Makolli rrëfen edhe takimin e fundit me të ditën kur edhe arriti ta marrë hakun e gjyshit e i cili atë kohë i kishe vetëm 15 vjet.

“Po shkojë në treg e po i shoh do thas e po i ves ata shoktë, të kujt jonë këta thas e po me kallxojnë që sot vjen shkau me i marr ata thas. E unë po i largojë shoktë e mij prej tregut që mos mu arrestu edhe ata. Kur po e shoh shkaun po vjen në drejtim temin, kur më pa më njofti kush jom unë e po e qon doren menjëherë në allti me më vra, po unë e nxjerra alltin ma shpejtë e po e rroki direkt në zemër tej për tej”, tregoi ai historinë se si e vrau shkaun për hakmarrje.

Se si u zhvillua e tërë historia pasi Makolli vrau serbin i cili ia kishte vrarë gjyshin, ndiqeni rrëfimin e tij të plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit