18.1 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Biden: Jemi në rrugën e duhur për t’i fituar këto zgjedhje

Rekomandime

Joe Biden është paraqitur nga Wilmington, Delaware prej ku shprehu besimin se është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Duke folur në Wilmington, Delaware, i nominuari demokrat Joe Biden kërkoi besim, duke thënë se ai “ndihej mirë”, por ftoi durimin ndërsa votat vazhdonin të numëroheshin në disa shtete kryesore në të gjithë vendin, raporton Cnn.

- Advertisement -

Ne ndihemi mirë për vendin ku jemi, me të vërtetë po”, tha ai. “Unë jam këtu për t’ju thënë sonte se besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, u shpreh Biden.

Ish nënkryetari sugjeroi që ai nuk kishte pritur një rezultat të hershëm dhe u kërkoi mbështetësve të tij të prisnin me durim ndërsa shtetet vazhdonin të numëronin dhe raportonin votat e tyre.

Ne e dinim, për shkak të votimit të paparë të hershëm dhe votimit përmes postës, do të zgjaste pak,” vazhdoi Biden.

- Advertisement -

Ne do të duhet të jemi të duruar deri sa … të mbarojë puna e vështirë e numërimit të votave dhe nuk do të mbarojë derisa të numërohet çdo votë, të gjithë të votojnë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit