Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden do të hidhet menjëherë në veprim pas fitores në zgjedhjet presidenciale.
Siç raportohet nga mediat amerikane, ai menjëherë të hënën do të emërojë Taskë-Forcën e tij e cila do të jetë në udhëheqje në luftën kundër koronavirusit.
Taskë Forca pritet të përbëhet nga 12 persona, teksa do të udhëhiqet nga tre persona: Ish-kirurgu, Vivek Murthy, ish-administratori i udhqimit David Kessler dhe Marcella Nunez nga Universiteti i Yale-s.
Sipas CNN, njoftimi për krijimin e kësaj Taskë-Force do të jetë tregue se sa seriozisht presidenti në ardhje i SHBA-ve do ta marrë luftën kundër COVID-19.