10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Biden përmend Kosovën, derisa thotë se SHBA dhe NATO kanë përvojë të mirë bashkëpunimi ushtarak me Finlandën dhe Suedinë

Rekomandime

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, shprehu mbështetjen e plotë rreth anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke e quajtur atë “një ditë të rëndësishme” pas takimit me udhëheqësit e vendeve nordike në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

“Sot jam krenar të mirëpres dhe të ofroj mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aplikimet e dy demokracive të mëdha dhe dy partnerëve të ngushtë, shumë të aftë, për t’u bashkuar me aleancën më të fortë, më të fuqishme mbrojtëse në historinë e botës. Dy vende të pavarura ushtrojnë të drejtën e tyre sovrane që të gjitha shtetet e posedojnë për të vendosur rreth sigurisë së tyre”, tha Biden në “Kopshtin e Trëndafilave” të Shtëpisë së Bardhë, ku ishin prezent edhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe presidenti finlandez, Sauli Niinisto, raporton cnn.

Ai më tutje deklaroi se SHBA-ja dhe NATO kanë pasur një përvojë të mirë të bashkëpunimit në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

“Trupat finlandeze dhe suedeze, tanimë kanë shërbyer krah për krah me forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë lirinë e tyre kundër pushtimit rus”, shtoi Biden.

“Sot, nuk ka dyshim: NATO është e rëndësishme, tani është më efektive dhe më se e nevojshme se kurrë”, pohoi ai duke shtuar se “Suedia dhe Finlanda tashmë janë ndër partnerët tanë më të ngushtë për një sërë çështjesh”.

- Advertisement -

Ndryshe, Suedia dhe Finlanda gjatë ditës së djeshme kanë aplikuar për anëtarësim në NATO, e cila gjë po kushtëzohet nga Turqia dhe Kroacia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit