1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Biden zotohet për hakmarrje ndaj atyre që shkaktuan sulmin vdekjeprurës në Kabul

Rekomandime

Presidenti Joe Biden është zotuar të hakmerret për vdekjen e 13 trupave amerikane dhe dhjetëra afganëve në aeroportin e Kabulit, një sulm që e futi Shtëpinë e Bardhë më thellë në krizë mbi një përfundim kaotik dhe vdekjeprurës të një Iufte 20 vjeçare.

“Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju bëjmë të paguani”, u tha Biden ekstremistëve përgjegjës në një fjalim emocional pas bombardimit.

- Advertisement -

“Ne do të përgjigjemi me forcë dhe saktësi në kohën tonë, në vendin që zgjedhim”.

Ndjekja e grupeve ekstremiste në Afganistan, duke përfshirë al-Kaidën dhe lSlS-in, do të jetë më e vështirë pa asnjë forcë amerikane në terren dhe mungesë të një rrjeti të inteligjencës amerikane që është tërhequr si pjesë e premtimit të Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti një Iuftë të përjetshme.

Biden është zotuar, megjithatë, se do të përmbajë çdo kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara nga Afganistani duke e monitoruar atë me avionë dhe asete të tjera të bazuara jashtë vendit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Në paraqitjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden kërkoi një minutë heshtje për të nderuar anëtarët e shërbimit, duke ulur kokën, dhe urdhëroi që flamujt e SHBA-ve të bien në gjysmështizë në të gjithë vendin.

13 anëtarët e shërbimit që vdiqën përfshijnë 10 marinsa, një marinar të Marinës dhe një ushtar të Ushtrisë. Ushtria nuk ka identifikuar ende asnjë prej tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit