13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vulin bëri skandal me ministrat e brendshëm: Vendosi Serbinë në pozitë të vështirë

Rekomandime

Ministri në largim i Policisë, Aleksandar Vulin mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të disa vendeve të Evropës, i cili është i pari në serinë e formatit të Procesit të Berlinit dhe me atë rast bëri një skandal.

Meqenëse organizatori i takimit nuk ka dashur t’i heq flamujt e pjesëmarrësve individualë nga salla në Berlin, përkatësisht flamurin e Kosovës, Vulin ka refuzuar të marrë pjesë në takim dhe kështu e ka vënë Serbinë në pozitë të vështirë.

- Advertisement -

Bashkëbiseduesi i portalit Nova.rs, i cili është në dijeni të ngjarjeve, tregon se lëvizja e ministrit të policisë në largim e ka vënë Serbinë në pozitë të vështirë për faktin se në të njëjtën konferencë pas pak ditë do të jetë edhe Aleksandar Vuçiq.

“Vetë procesi i Berlinit vazhdon me konferencën kryesore që do të mbahet më 3 nëntor dhe aty do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kështu që lëvizja e tij është e pakuptueshme. Gjithashtu, ai e vë Serbinë në një pozitë të vështirë dhe e ndërlikon situatën në lidhje me regjimin e vizave me deklaratat e tij edhe para vetë konferencës. Të gjitha përpjekjet për ta mbajtur situatën nën kontroll ai e bën edhe më të vështirë”, thotë burimi i portalit tonë.

Sipas Nova.rs, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka kërkuar vazhdimisht nga organizatori heqjen e flamurit të Kosovës, mirëpo pasi që kjo nuk ka ndodhur, ministri Vulin është larguar nga salla ku është mbajtur takimi.

- Advertisement -

Ai nuk pranoi të merrte pjesë në takim sepse sipas tij nuk respektohej modeli “gymnih” i përfaqësimit të shteteve.

Kujtojmë se Procesi i Berlinit u iniciua nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përgatitjes më të shpejtë për anëtarësimin e mundshëm në BE përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit