6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bombarduesi bërthamor kinez dhe anijet amerikane “tregojnë muskujt” pranë Tajvanit

Rekomandime

39 avionë ushtarakë kinezë u futën brenda hapësirës ajrore të Tajvanit të dielën, tha Ministria e Mbrojtjes atje.

Ky ishte inkursioni më i madh i ndodhur që nga fillimi i vitit, në një tjetër vatër të nxehtë konflikti në botë, pas asaj në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

- Advertisement -

Avionët kinezë fluturuan si kundërpërgjigje e një patrullimi të përbashkët amerikano-japonez në Detin e Filipineve, ku morën pjesë dy aeroplanmbajtëse dhe dy anije amfibe amerikane, dhe një destrojer japonez.

Deti i Filipineve është një zonë në Oqeanin Paqësor në lindje të Tajvanit, mes ishullit dhe territorit amerikan të Guamit. Marina amerikane tha se bashkimi i këtyre anijeve Iuftarake ishte bërë “për të ruajtur lirinë e lëvizjes në rajonin e Indo-Paqësorit”.

Tajvani është shkëputur prej 70 vitesh nga Kina dhe ka një qeveri të vetën, të krijuar nga nacionalistët kinezë që humbën Iuftën civile.

- Advertisement -

Por Partia Komuniste e Kinës, që drejton vendin, nuk e njeh shkëputjen dhe e konsideron Tajvanin si pjesë të sajën, edhe pse nuk e ka kontrolluar kurrë.

Pekini zyrtar nuk e ka përjashtuar kurrë ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ndaj Tajvanit.

- Advertisement -

Të dielën brenda hapësirës ajrore të ishullit u futën disa avionë Iuftarakë, si edhe një bombardues bërthamor H-6, tha Ministria tajvaneze e Mbrojtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit