9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Bidenin e zë gjumi gjatë konferencës për klimën në Skoci, në Twitter nisin kritikat

Rekomandime

Përdoruesit e Twitter-it po e akuzojnë presidentin amerikan, Joe Biden, se ishte në gjumë gjatë sesioneve hapëse të konferencës së klimës COP26 në Glasgow, Skoci.
#BID

Një videoklip i shpërndarë fillimisht nga një gazetar për “The Washington Post” tregon Bidenin duke dëgjuar komentet e një folësi i cili vuri në dukje se liderët botërorë të mbledhur për konferencën kanë “fuqi për të marrë vendime dhe për të arritur marrëveshje që do të ndikojnë në jetën e brezave që do të vijnë”, kur u duk se mbylli sytë për rreth 20 sekonda, raporton “Independent”.

- Advertisement -

Më pas një ndihmës u afrua dhe filloi t’i pëshpëriste presidentit, i cili ktheu kokën për të dëgjuar shkurtimisht përpara se të fillonte të dëgjonte edhe një herë fjalimin.

Bideni, 78-vjeç, është personi më i vjetër që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shëndeti dhe aftësia e tij mendore për këtë punë kanë qenë objekt spekulimesh nga kritikët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump dhe mbështetësit e tij.

Gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhjen në vitin 2020, Trumpi shpesh e akuzoi Bidenin se ishte plak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit