1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bie sërish vlera e lirës turke

Rekomandime

Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan.

- Advertisement -

Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të rrisë normat e interesit, me qëllim që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare.

Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind.

- Advertisement -

Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind.

Por, Erdogani tha më 19 dhjetor se besimi i tij islam e ndalon atë që të mbështesë rritjen e normave të interesit.

- Advertisement -

“Ata po ankohen se ne po ulim normat e interesit. Mos prisni diçka tjetër nga unë”, tha Erdogan, raporton REL.

“Si mysliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që më udhëzon feja”, shtoi ai.

Sipas besimit islam, myslimanëve u ndalohet që të marrin ose të vendosin interes ndaj parave të huazuara apo të marra borxh.

Lira turke në tre muajt e fundit ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit