4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bien aksionet e trustit, kosovarët humbin mbi 100 milionë euro në kursimet pensionale

Rekomandime

Aksionet e trustit kanë rënë ndjeshëm. Kosova ime ka verifikuar se nga 1.51 sa ishte çmimi për njësi ka rënë në 1.43. Kjo nënkupton se kosovarët kanë humbur miliona euro.

- Advertisement -

Sipas trustit, në fund të vitit të kaluar trusti kishte arritur në vlerën e 2 miliardë eurove. Por, në kalkulimin e tanishëm të çmimit për njësi, vlera totale zbret në 1.89 miliardë euro, pra humbjet janë së paku 110 milionë euro, shkruan Kosova ime.

Portali ka krahasuar dy gjendjet, pra të parafundit dhe të fundit, ku shihet qartazi rënia.

Pra, nëse keni pasur vlerë torale 20 mijë euro, tash ajo vlerë u ka rënë në 18,900 euro, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Trusti i investon fondet e kosovarëve të gjitha jashtë. Për ti shtuar ato para, menaxherët e trustit janë më të paguarit në Kosovë, duke marrë rrogë mbi 6,000 euro në muaj, që e ka i pari i trustit. Edhe pagat tjera janë astronomike. Por, ky menaxhment jo rrallëherë ka shënuar ulje të kursimeve për mbi 300 mijë kosovarë. www.kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit