7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Bien shifrat në Shqipëri, 38 raste të reja me Covid-19

Rekomandime

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije një reni drastike të shifrave. Sot janë regjistruar dy vktima. një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83 dhe 90 vjeç kanë ndërruar jetë pasi nuk kanë mundur dot t’i bëjnë ballë infektimit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

- Advertisement -

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit