1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Rekomandime

Koronavirusi ua ka pamundësuar sivjet besimtarëve myslimanë kryerjen e një prej obligimeve më të madhe fetare që kanë.

- Advertisement -

Shkuarja në haxh është anuluar për shkak të pandemisë, ndërsa njoftimin e dha këtë javë Bashkësia Islame e Kosovës.

Në Bashkësinë Islame që tradicionalisht organizojnë shkuarjen e haxhilerëve kosovarë në Mekë thonë se sivjet pelegrinazhi do të mbahet vetëm për vendasit e shtetit arab.

Por anulimi i këtij rituali nuk po i pëlqen dikujt që thotë se haxhi nuk u ndal as në kohë lufte.

- Advertisement -


“Kjo është diçka politike”, thotë një qytetar.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe obligim për çdo myslimanë që është në gjendje ta kryejë atë të paktën një herë në jetën e tij, nëse ja mundësojnë mjetet financiare.

- Advertisement -

Zakonisht në Mekë dhe Medinë mblidhen nga 2 milionë besimtarë nga e gjithë bota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit