10.1 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Mjeku shqiptaro-amerikan tregon si e rriti dhe edukoi Nënë Tereza

Rekomandime

Mateo Ziu është një mjek i cili është lindur, rritur dhe edukuar nga Nënë Tereza ishte adoleshent kur në Shqipëri u rrëzua sistemi komunist ndërsa Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Po në atë vit Mateo u takua për herë të parë me Nënë Terezën, e cila pas shkatërrimit të kishave ka pranuar dhe ndihmuar për rindërtimin e tyre.

- Advertisement -

Mateo Ziu nënvizon se takimin e parë me Nënë Terezën ka pasur një emocion dhe impakt shumë të madh aq sa Nënë Tereza i ka propozuar adoleshentit, që të bëhet prift.

“Dua të bëhem doktor që të ndihmoj njerëzit në nevojë dhe të kem fuqinë ti lehtësoj dhimbjen” – kjo ishte përgjigja të cilën Mateo Ziu i kishte dhënë Nënë Terezës gjatë vizitës së parë në Shqipëri.

Nuk kaloi shumë kohë dhe djaloshi i cili i kishte lënë mbresa të veçanta Nënë Terezës mori një bursë nga organizata e bamirësisë katolike. Mateo Ziu vazhdoi studimet në një universitet në Itali, ndërsa tani pas shumë vitesh ai nuk i kthen dot përgjigje pyetjes se “a ishte Nënë Tereza ajo e cila i ofroi këtë bursë?!”.

- Advertisement -

Në punën si mjek kirurgu shprehet “kur pacienti është i diagnostikuar me tumor në tru si diagnoza më e frikshme dhe unë me profesionin tim kam mundësi të parandaloj dhimbjen dhe të bëj që pacienti të jetojë i lumtur me familjen. Kjo është kënaqësia me e madhe për mua si mjek”

Doktori pohon se Nënë Tereza ka qenë një frymëzim për të vazhduar shkollën e mjekësisë dhe kirurgjisë. Ndërsa tani që është në një ndër kirurgët më të zotë në Austin të Teksasit.

- Advertisement -

Në përfundim të intervistës ai e vlerëson Papën dhe Nënë Terezën, si dy figurat, që i kanë dhënë shumë njerëzimit duke i falur më shumë dashuri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit