20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Bill Clinton, akuzon Donald Trump: I paaftë për ta kryer punën e tij, kalon kohë të gjatë në TV dhe në mediet sociale

Rekomandime

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trumop, nuk është i aftë për ta bërë punën e tij. Ai ka akuzuar tutje Trumpin si person që qëndron me orë të tëra duke shikuar TV dhe duke qëndruar në rrjete sociale, në vend se të lufton pandeminë Covid-19, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

Nëse ju doni një president që përcakton punën duke kaluar me orë të tëra në ditë duke shikuar TV dhe zaptuar njerëz në media sociale, ai është njeriu juaj,” tha Clinton gjatë fjalimit të tij në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, të mbajtur të martën.

- Advertisement -

Clinto po ashtu e quajti “Dhomën Ovale”,si një vend kaosi,duke kërkluar kështu që kandidati demokrat Joe Biden të marr detyrën e presidentin amerikan, në kohën kur edhe pak na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ndryshe sipas një orari privat të Presidenti Trump, të publikuar vitin e kaluar ishte raportuar se ai kalon disa orë në ditë duke shikuar televizion.

Trump po ashtu disa herë në ditë bën cicërima në Tweeter, e shumicën prej tyre iu referohet lajmeve që transmeton në rrjetet e preferuara nga ai të lajmeve, Fox News dhe OAN.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit