11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Bill Clintoni mposht sëmundjen, del nga spitali

Rekomandime

Ish-presidenti Clinton i cili ka Iuftuar një numër çështjesh shëndetësore, përfshirë problemet e zemrës, gjatë dy dekadave të fundit u dërgua në spital të martën e kaluar për t’u trajtuar për një infeksion.

- Advertisement -

Ai tani është mirë dhe ka thënë se është drejt rikuperimit.

“Unë jam vërtet i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Po ja kaloj shkëlqyeshëm, duke shijuar këtë mot të bukur të vjeshtës. Jam në rrugën e rikuperimit, por dua t’i kujtoj të gjithëve atje: Merrni kohë për të dëgjuar trupin tuaj dhe kujdesuni për veten tuaj. Të gjithë kemi punë për të bërë dhe secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në jetë dhe në të ardhmen e afërt. Unë, për shembull, do të bëj çmos për të qenë pranë, për të vazhduar të bëj më të mirën që mundem për shumë gjatë”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, një ndihmës tha se Clinton u diagnostikua me një infeksion urologjik që u shndërrua në një infeksion më të gjerë, por prognoza ishte “e mirë”, raporton abcnews.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit