7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bill Gates e di se çfarë na pret: Ekziston një rrezik i ri për njerëzimin

Rekomandime

Miliarderi Bill Gates paralajmëroi në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow COP26 se, përveç pandemive, ekziston një rrezik i ri për njerëzimin.

Këto, tha ai, mund të jenë sulme terroriste me armë biologjike. Prandaj ai bëri thirrje që të investohen miliarda dollarë në të ashtuquajturat “Lojëra mikrobike”, në mënyrë që njerëzimi të përgatitet në mënyrë adekuate.

- Advertisement -

Gates e tha këtë gjatë një diskutimi me Jeremy Hunt, kryetar i Komitetit të Shëndetit dhe Mirëqenies në Parlamentin Britanik dhe ish-ministër britanik i shëndetësisë gjatë samitit COP26.

Themeluesi i “Microsoft” bëri thirrje për formimin e një “ekipi të goditjes” globale të pandemisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Duhen rreth një miliardë në vit për një “ekip sulmi” pandemik në OBSH, i cili do të merrej me mbikëqyrjen dhe atë që unë i quaj “lojëra mikrobiale”, pra praktikimi i përgjigjeve”, tha Gates.

- Advertisement -

Ai dha edhe një shembull se si terroristët mund të sulmojnë disa aeroporte në të njëjtën kohë me virusin e lisë, në mënyrë që ky të jetë një nga skenarët për të ushtruar në “Lojërat Mikrobiale” për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm.

Ai shpjegoi se ka epidemi të shkaktuara në mënyrë natyrale, por se ato mund të jenë edhe pasojë e bioterrorizmit dhe si të tilla mund të jenë më të këqija se sa natyrale. Megjithatë, siç shtoi ai, përparimet në shkencë duhet të na japin mjete për një përgjigje më të mirë se sa kemi tani.

- Advertisement -

Miliarderi tha se vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe duhet të investojnë dhjetëra miliarda në kërkim dhe zhvillim në mënyrë që të jenë gati për pandeminë e ardhshme.

Ai gjithashtu deklaroi se shpreson që bota në pesë vjet të jetë e përgatitur për t’iu përgjigjur një pandemie të re të mundshme, por se kjo kërkon një investim gjithëpërfshirës në zhvillim dhe kërkime, transmeton frontonline.

“Kjo mund të çojë në shumë risi, dhe për të qenë gati për një pandemi të re të mundshme, ne duhet të çrrënjosim gripin dhe të ftohtin, t’i bëjmë vaksinat të lira, të kemi fabrika të mëdha, të bëjmë vaksina që mund të jenë në formën e një copëze të vogël. ju vendosni në dorë dhe e gjithë kjo do të ishte shumë e dobishme edhe nëse nuk do të kishte pandemi”, tha Gates.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit