Bill Gates ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” në të cilën ka folur gjerësisht për situatën e pandemisë së krijuar nga koronavirusi. I pyetur mbi ato që mund të quhen gabimet kryesore të bëra gjatë pandemisë, Gates ka cilësuar mosvlerësimin e rolit të maskave.
“Së pari ne thamë: mos përdorni maska sepse na duhen për punonjësit e shëndetit. Pastaj thamë: Mirë, ndoshta nëse jeni të sëmurë, maska ju ndihmon. U desh pak kohë të kuptohej se edhe për njerëzit që nuk janë të infektuar, mbajtja e maskës sjell përfitime në reduktimin e shanseve për t’u infektuar”, thotë Gates.
I vetmi konsensus që duket se del nga kjo pandemi është goditja mbi ekonominë e mbarë botës. Pyetjes se sa vdekje do të provokojë pandemia, Gates i përgjigjet: “Miliona”.
Por këto miliona janë pasojë e tërthortë e pandemisë në ekonomi, në humbjen e vendeve të punës duke mos u përfaqësuar në statistikat zyrtare.