11.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Isa Mustafa: E dua Kurtin në krye të listës së VV’së

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur nëse moskandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje. Por, sipas Mustafës kjo situatë është në favor të Albin Kurtit.

- Advertisement -

Mustafa thekson se qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar.

“Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin, kandidat për deputet. Ndryshe qeveria me vota të atyre që janë të dënuar do të rrëzohej”, tha ai.

Isa Mustafa, apo i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë garuar edhe kur Kurti ka qenë në krye të listës dhe se edhe kësaj radhe do të garonin pa asnjë problem.

- Advertisement -

“Bile, po mos të ishte verdikti i Kushtetueses do të ishte më e dëshiruar për LDK-në lista në krye me z.Kurti. Sepse kështu po e luajnë rolin e viktimës, por në fakt janë viktimë e vetvetes”, shtoi Mustafa për lajmi.net.

I pyetur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është duke menduar për ndonjë koalicion të mundshëm, Mustafa theksoi se partia e tij do të bashkëpunojë me ata që e ruajnë dhe e përparojnë Kosovën.

- Advertisement -

“Do të bashkëpunojmë me ata që e ruajnë dhe e përparojmë Shtetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe në vendimin që kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin të mos jenë pjesë e listës për deputetë ishte edhe Xhavit Ukaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por i njëjti u zëvendësua që në ditët e para dhe kësisoj LDK nuk pati më probleme të ngjashme.

Por përpos Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje të cilëve iu pamundësua kandidimi, janë edhe Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi, të cilët nuk mund t’i bashkohen listës së kandidatëve të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës si dhe të parin e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit