10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Binjakët e lindur 15 minuta larg njëri-tjetrit kanë datëlindje në vite të ndryshme (FOTO)

Rekomandime

Krejt çka u deshën ishin 15 minuta që binjakët të lindnin në ditë të ndryshme në vite të ndryshme.

Fatima Madrigal dhe Robert Trujillo mirëpritën djalin e tyre, Alfredo, në natën e Vitit të Ri në orën 23:45, ndërsa vajza Aylin lindi pikërisht kur ora shënoi mesnatën e Vitit të Ri.

- Advertisement -

“Është çmenduri për mua që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha Madrigal në një deklaratë për shtyp nga qendra mjekësore në Kaliforni.

Ndërsa doktoresha Ana Abril Arias, e quajti lindjen e binjakëve “një nga lindjet më të paharrueshme të karrierës së saj”.

Ka rreth 120 mijë lindje binjakësh në SHBA çdo vit, duke përbërë mbi 3 për qind të të gjitha lindjeve. Megjithatë, binjakët me ditëlindje të ndryshme janë edhe më të rrallë, me një shans të vlerësuar prej një në 2 milionë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit