1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Biografia e gjyqtarit kosovar që vdiq sot!

Rekomandime

Në orët e hershmë të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë gjyqtari i njohur kosovar, Shashivar Hoti. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan familjarët.

- Advertisement -

Por, cila ishte biografia e tashmë të ndjerit, Shashivar Hoti?, transmeton Indeksonline

Ai ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë .

Kishte diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e kishte kryer në vitin 2006 në Prishtinë.

- Advertisement -

Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën prej vitit 2001-2002, gjithashtu ka punuar edhe si referent i lëndëve civile në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën e viteve 2002 deri 2010.

- Advertisement -

Në Gjykatën Komunale në Lipjan ka punuar edhe si administrator në periudhën prej 2010 – 2012 .

Me datë 28.08.2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012.

Nga data 01.01.2013 Shasivar Hoti ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

Nga muaji janar 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë karrierës së tij si gjyqtar në Krime të Rënda, Hoti kishte ndarë drejtësinë për rastet e profileve të larta.

Rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj

Rastin e Bajram Pajazitit, vëllait të heroit Zahir Pajaziti, i cili akuzohej përkeqpërdorim të detyrës

Rastin e Sami Lushtakut për arratisjen nga QKUK-ja

Rastin e aferës “Pronto”

Rastin e Enver Sekiraqes

Rastin e deputetit Naser Osmani. etj…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit