Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, është ftuar për inagurimin e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Këtë e kanë bërë të ditur nga LDK me anë të një njoftimi për media, të cilit i kanë bashkëngjitur edhe ftesën e dërguar për Bislimin.
“Faton Bislimi në listën e të ftuarëve për inagurimin e Presidentit Biden”, thuhet shkurt në njoftimin e këtij subjekti politik.
Biden pritet të vihet në krye të presidencës amerikane më 20 janar, ndërkaq presidenti aktual, Donald Trump, në ditën e tij të fundit si i pari i SHBA-së, ka falur dënimin e 100 personave të burgosur.