18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Kush është Di Caprio?”, Baton Haxhiu del kundër aktorit me famë botërore: Nuk mundet ai të flasë për Vjosën

Rekomandime

Ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Vjosa është kthyer në një debat të “nxehtë” në vend, ndërsa reagime ka patur edhe nga figura të njohura të kinematografisë botërore, siç është aktori i njohur Leonardo Di Caprio, i cili vazhdimisht ka apeluar që të mos shkatërrohet shtrati i lumit Vjosa.

- Advertisement -

Por ndryshe mendon analisti Baton Haxhiu, i cili shprehet se Shqipëria nuk ka pse t’i dëgjojë thirrjet e të huajve që i kërkojnë qeverisë të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”. Sipas tij, të gjitha vendet e Evropës nuk kanë respektuar këto rregulla që po i kërkohen sot Shqipërisë.

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesën më të rëndësishme të saj.

Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën.

- Advertisement -

Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet Parqe Kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, u shpreh Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit