13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shefqet Krasniqit i reagon edhe Kimete Berisha: Qe besa, çiftja ime as për kuzhinë jo

Rekomandime

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratës së Shefqet Krasniqit lidhur me gratë, që sipas tij, e kanë vendin në kuzhinë.

- Advertisement -

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “çiftja ime as për kuzhinë Jo”.

Duke ironizuar me punën e grave të moshës së saj në kuzhinë, Berisha shkruan se “Lulë jemi ne, bile ne diçka pështjellim, na vjen marre mos me ditë me gatu… çka janë vajzat e reja tash! Tepsia për to është antenë satelitore!”.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Qe besa, çiftja ime as për kuzhinë Jo.

Pitet e mia mund të mirren si mostër për studim.

- Advertisement -

Deri vonë, sa isha e pa sherr dhe e sinqert, derisa ende kisha shpresë në njerëzimin, o Zot sa shumë gëzohesha kur ma aprovonin performancën në kuzhinë.

Oh, Lumja unë! Përnime po ta ‘kona’ a?

Ka qenë shumë ndjenjë e veçantë me qenë shërbyese ushqimore, plus sevap është m’i ushqy njerëzit!

Ama tash jam mbush sherr.

Tash nuk pyes ‘A po ta kóna’, por them

‘Mos u bo kishe s’po ta kóna’!

Nuk jam gurmane, aspak, gjithmonë prej se e mbaj veten në mend ha rrallë dhe ha veç pasi të perendon dielli,

mund të thuhet se jam agjëruese e përhershme,

ha ushqime dietale, dhe nuk e kuptoj pse ekzistojnë ëmbëlsirat…

ama çdo pasdite në kuzhinë më gjen!

Mos u ankoni, se Lulë jemi ne, bile ne diçka pështjellim, na vjen marre mos me ditë me gatu…

çka janë vajzat e reja tash!

Tepsia për to është antenë satelitore!

P.S. Foto më 12.04.2021,

Realizimi: Fatmire Berisha

https://www.facebook.com/kimete.berisha/posts/4097051120332764

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit