5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bislimi i jep vulë: Nuk e kthejmë Agim Veliun, Kurti s’i nënshtrohet afateve të askujt

Rekomandime

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt.

Bislimi, duke komentuar kërkesën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa që kryeministri, Kurti ta heq taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, shtoi se Veliu nuk do të mund të kthehet në asnjë rast.

- Advertisement -

Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet.

Kur do të ndodh kjo Bislimi thotë se i mbetet Kurtit të vendos.

Mustafa ka thënë se e pret edhe sot Kurtin ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për Veliun, për t’i dhënë mundësi të vazhdojnë partneritetin tutje edhe në kohën kur Kosova po lufton me pandeminë Coronavirus.

- Advertisement -

Mustafa përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ka treguar se i është drejtuar Kurtit me një letër më 16 mars duke i shprehu shqetësimin se mosheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhënieve me ShBA-në do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin.

Ai më tej ka thënë se përkundër përpjekjeve nga Kurti ka marrë si përgjigje shkarkimin e Agim Veliut, duke e quajtur si vendim tradhtar në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion.

- Advertisement -

Kurti ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme dhe Administratës, veprim ky i tij që ka bërë që LDK-ja të paralajmërojë mocion mosbesimi për Qeverinë./eo/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit