3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bislimi: Sa për sqarim, Kurti nuk e ka krahasuar Vuçiqin me Goebbelsin

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka krahasuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy anëtarët e delegacionit serb, Veljko Odaloviq dhe Zoran Angjelkoviq me Joseph Goebbelsin, Rudolf Hessin e Hermann Goeringun, bashkëpunëtorët e diktatorit të dikurshëm nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.

- Advertisement -

Bislimi, i cili ishte përkrah Kurtit në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, tha se kryeministri e ka krahasuar faktin që Odaloviq e Angjelkoviq tani kanë pushtet në Serbi, sikur të kishin pasur bashkëpunëtorët e ngushtë të Hitlerit pas Iuftës së Dytë Botërore.

“Sa për sqarim: në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiqin, Odaloviqin e Angjelkoviqin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Iuftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Bislimi.

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiqit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serbë, Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkoviqin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dh.unë gjatë kohës së Iuftës në Kosovë.

- Advertisement -

Veljko Odaloviqi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Kurse Zoran Angjelkoviq ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit