12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Odaloviç: “Kudo ku ishin amerikanët ata janë larguar – le të mendojë edhe Prishtina për këtë”

Rekomandime

Sekretari i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odaloviç deklaroi se “pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se talibanët kanë fituar, kudo që ishin amerikanët ata e kanë braktisur atë vend, rreth kësaj duhet të mendojë mirë Prishtina”, ka kërc.ënuar Odaloviç.

- Advertisement -

Ai në programin e mëngjesit në RTS tha se talibanët janë ata që udhëheqin me sheriat, të cilin edhe shumë vende myslimane nuk e bëjnë.

“Amerika ka treguar se ka sjellje të papërgjegjshme, çfarë kanë bërë , tërhoqën njerëzit dhe u morën vesh me disa vende për të pranuar ata që i kishin njerëz të vetë”, tha ai.

“Amerika kudo që ka qenë është tërhequr dhe e kanë braktisur atë vend, këtë duhet ta mendojë edhe Prishtina”.

- Advertisement -

Odaloviç shtoi se njerëzit nga Afganistani do të zhvendosen dhe talibanët kanë lejuar që ata të ikin me qëllim që të pastrohet territori dhe nuk do ju lejohet kthimi.

“Të gjithë deri tash luftuan kundër talibanëve, tash kur Amerika u tërhoq dhe me vete mori edhe njerëzit që ishin lojal dhe kundër talibanëve i morën me vete, rezulton se talibanët fituan” tha Odaloviç, që duhet të jetë porosi edhe për konfliktet tjera në botë se mund të bëhet njëjtë.

- Advertisement -

Ky është kërcënimi i hapur i Odlaoviç, ndërsa mbrëmë këtë e bëri edhe radikali Sheshel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit