6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Biznesi i Haxhi Avdylit përfiton subvencione nga VV’ja në Prizren

Rekomandime

Shumë qytetarë e biznese u prekën këtë vit dhe pësuan humbje financiare si pasojë e pandemisë COVID-19 derisa Haxhi Avdyli nuk i ndalte sulmet ndaj kreut të LDK-së, partisë (ose ish) së tij, për gjëra nga më të ndryshmet.

- Advertisement -

Një rast të tillë e pati edhe biznesi i deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka aplikuar në emër të kompanisë së tij në listën e bizneseve për subvencionim nga Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të humbjeve që kanë pësuar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur në rezultatet preliminare që kjo komunë i ka publikuar në faqen zyrtare, ku aty shihet edhe emri i Haxhi Avdylit, si përfitues me kusht i këtij subvencioni.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali lidhur me rastin, Avdyli tha se është i informuar që biznesi tij ka marrë aprovimin e komunës që të subvencionohet.

- Advertisement -

“Po jam i informuar, si çdo kompani/biznes unë kam konkuru, nuk është e ndaluar pse jam deputet mos me konkuru. Këtu bëhet fjalë për biznes shëndetësor që ka dikun tetë punëtore të cilët 4 muaj nuk kanë punu dhe kemi konkuru si çdo kompani/qytetar i Kosovës. Presim të fitojmë”, tha Avdyli.

Tutje, ai shtoi se për punëtorët e tij kanë marrë subvencione edhe në kohën kur ishte në Qeveri, kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

“Ne do të konkurrojmë sa herë të ketë përkrahje nga Qeveria apo Komuna. Nuk është pare për mu, por për punëtorët sikur qysh i kanë marrë nga 170 euro, do t’i marrin edhe tash njo 500-600 euro, mbi 500 euro, nuk është shumë e madhe, shuma është mbi 500 euro, këto punë i ka kryer kontabilisti, ai i përcjell këto sene edhe konkuron”, shtoi tutje deputeti Avdyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit