2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Blera Deliu: Kurti fyeu UÇK-në dhe viktimat e luftës, kur emëroi Veljkoviqin në kabinetin e tij

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, ka deklaruar se këshilltari i ri i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Cvetko Veljkoviq është zëvendësim në qeveri i Shkëlzen Gashit.

- Advertisement -

Deliu ka shkruar në Facebook se deklaratat e Gashit si këshilltar i Albin Kurtit kundër UÇK-së u menduan se ishin shkarje momentale e një individi.
“ Madje shkarkimi i tij i shpejt u arsyetua si qëndrim personal por jo i qeverisë dhe shefit të tij të shkarkuar, Albin Kurti.

Por, nuk kaloi java nga provokim i rëndë për qindra mijëra qytetarë, veteranë, viktimave civile e familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, që të shokohemi nga një tjetër veprim skandaloz i kësaj qeverie.

Pa fije turpi, për këshilltar politik të kryeministrit u emërua një njeri që ka simpati për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe është kundër pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në fotografinë e të parit të qeverisë me këshilltarin serb, Cvetko Veljkoviq, ai shpreh lumturinë për emërimin e tij por nuk e thotë asnjë fjalë të së kaluarës së tij. Kurti fsheh me qëllim qëndrimet kundër Kosovës të këshilltarit të sapoemëruar”, ka shkruar ajo.

Deliu thotë se këto sjellje janë duke e dëmtuar çdo ditë e më shumë Kosovën.“Sjellje të tilla janë vazhdim i një mendësie anti kombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Sepse Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror.

- Advertisement -

Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi”, ka shkruar e njëjta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit