11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Blerim Latifi e zë keq imamin e Mitrovicës, e quan injorant të veshur me autoritet

Rekomandime

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka quajtur injorant imamin e Mitrovicës Fatmir Latifajn.

- Advertisement -

Imami Latifaj në njërën nga ligjëratat e tij për Mehmet Gradicën dhe Shaban Polluzhën, ia ka huqur një fakti historik duke thënë se Mehmet Gradica është shkolluar për artin e luftës në akademinë ushtarake të Sulltan Abdylhamitit, raporton Gazeta Express.

“Mehmet Gradica ka qenë një njeri shumë i shkolluar i artit marcial të luftës dhe artit ushtarak sepse e ka kryer shkollën ne kohën e Sulltan Abdylhamitit në Stamboll”, thotë në njërën nga ligjëratat e tij imami nga Mitrovica.

Latifaj ka shkruar në Facebook se ajo çfarë ka thënë imami Latifaj është e pasaktë, duke e quajtur injofrant pasi Mehmet Gradica ka lindur në vitin 1913 kur Perandoria Osmane kishte rënë.

- Advertisement -

“Ma dërgoi njëri një video në të cilën ky hoxha i Mitrovicës Fatmir Latifaj i fliste xhamatit për Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën. “Mehmeti- thoshte- u kanë i zoti, u shkollu në akademinë ushtarake të Sulltan Abdylhamitit”. Ja sa injorantë e të padijshëm janë soji i tij. Mehmet Gradica është lindur në vitin 1913, rrafsh 1 vit pas rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe kur ishte 10 vjeçar kjo perandori kishte vdekur përfundimisht. S’ka gjë ma të rëndë se injoranca e veshur me autoritet”, ka shkruar Latifi në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit