6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Blinken: Do t’i dhurojmë Kosovës 500 mijë vaksina, duke e afruar për 20% në synimet e vaksinimit

Rekomandime

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka postuar një fotografi në Twitter pas donacionit me vaksina Pfizer që ShBA i dhuroi Kosovës.

Blinken ka shkruar se sot është dhuruar kontigjenti i parë i 500 mijë dozave Pfizer që pritet të dhurohen në total për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e afruar për 20 përqind më afër synimit të vaksinimit.

- Advertisement -

“Sot ShBA-ja dhuroi kontigjentin e parë të 500 mijë dozave Pfizer për Kosovën, duke e sjellë 20 përqind më afër synimin për vaksinim. U dorëzuar përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura mes popujve tanë”, ka shkruar Blinken.

Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra.

- Advertisement -

Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, pas arritjes së këtij kontingjenti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në mars i kishte shkruar presidentit amerikan, Joe Biden për t’i kërkuar që të dërgojë në Kosovë vaksina.

“Vlera e këtij donacioni vaksinash shkon përtej numrave. Sot triumfon solidariteti dhe rikonfirmohet edhe miqësia e fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës. Ky veprim është vula e shprehjes sonë popullore se ‘miku i mirë shihet në ditë të vështira’”, tha Osmani

- Advertisement -

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pavarësisht se Kosova ka qenë shteti i fundit në rajon që ka nisur procesin e imunizimit në fund të marsit, ky proces, sipas tij, është duke shkuar mirë dhe theksoi se deri në fund të vitit do të arrihet synimi i qeverisë, që të vaksinohet 60 për qind e popullatës.

“Vendi ynë është mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin nga të gjithë e veçanërisht nga miqtë dhe aleatët tanë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

“Po përballemi me një pandemi të vështirë, zgjidhja përfundimtare e së cilës është vaksinimi”, shtoi ai.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett rikujtoi se vendi i tij është donatori më i madh i COVAX-it ku ka kontribuar me 2 miliardë dollarë.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vaksinave që Kosova ka marrë nga ndonjë shtet i vetëm apo organizatë”, tha Kosnett.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen, pasi theksoi se vetëm “së bashku mund ta mposhtim COVID-19”.

Donacioni i ri i vaksinave nga SHBA-ja erdhi në ditën kur Kosova regjistroi numër rekord të rasteve të reja, përkatësisht 2.250 infektime brenda një dite dhe katër viktima.

Deri më tani, në Kosovë 227.581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666.476.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit