1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Blinken thirrje Kurtit dhe Vuçiqit për marrëveshje, njohja mbetet kyçe por “eventuale”

Rekomandime

Arritja e një marrëveshja Kosovë-Serbi duhet ta ketë njohjen reciproke, ka qenë kaherë qëndrimi amerikan sa i përket procesit të normalizimit të marrëdhënieve, dhe këtë e përsëriti sërish Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

- Advertisement -

Përveç se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve – tashmë të kornizuar në planin e ri evropian – e ka mbështetjen e ShBA’së, Blinken tha se ajo “do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik [të Kosovës]”.

Këtë ai tha e në letrën e tij të urimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me në qendër njohjen eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, thuhet në letrën e Blinken.

- Advertisement -

Kosova, tha ai, “është miku, partneri dhe aleati ynë”.

Blinken, para letrës së urimit ndaj Kosovës, e uroi edhe Serbinë në Ditën e Shtetësisë së saj. Aty, ai e dha për fakt të kryer se “liderët do të bëjnë kompromise të vështira”, por se “përfitimet për popullin serb – dhe tërë rajonin – do të jenë të mëdha”.

- Advertisement -

“E mirëprita angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e ShBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd”, shkroi Blinken.

Pas këtyre letrave, Blinken takoi edhe në person Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Mynih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë.

Temë kyçe mes tyre, ishte dialogu Kosovë-Serbi i cili duhet të kulmojë në një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, por edhe agresioni rus në Ukrainë i cili po shënon një vjetorin e saj.
Sekretari tha se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin serb.

“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve [të Serbisë] me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.

“Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkroi në profilin e tij në Instagram se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve të tyre.

Më 27 shkurt është thirrur Takim i Nivelit të Lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, ku, ndonëse nuk janë dhënë detaje, temë kyçe do të jetë plani evropiane, ndryshe i njoihur edhe si plani frankogjerman, për normalizim të marrëdhënieve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit