Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler foli për medie pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryeministrin Avdullah Hoti.
“Jam drejtori i koorporatës. Jemi bankë miliona dollarëshe. Jemi serioz për investimet në Kosovë. Nuk kam ardhur vetëm. Së bashku me departamentin e energjisë dhe me bankën EXIM e cila është bankë miliona dollarëshe do të bashkëpunojmë së bashku 6 agjenci në një projekt të paprecedent.
Dua të përfundoj me një artikull që lexova gjatë rrugës kur erdha që na etiketonte si kaubojë. Nuk ishte menduar për të mirë dhe ndoshta nuk ishte kompliment. Por ndoshta edhe jemi kauboj, pasi jemi të përkushtuar dhe nuk e lejojmë të kaluarën që të përkufizojë të ardhmen. Kjo është ajo që synojmë të arrijmë”, tha ai.