-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Bojkotuan takimin e kryeministrit Kurti, paralajmërohen ndëshkime për këta kryetarë të komunave

Rekomandime

Disa nga kryetarë të komunave sot refuzuan të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe profesori universitar, Enver Bytyçi.

- Advertisement -

Ai u shpreh se bojoktimi është i dënueshëm dhe i papranueshëm, derisa qytetarët do t’i dënojnë këta kryetarë.

“Sa mirë dijnë këta të opozitës së Kosovës t’ia rrisin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kreditet elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit! Nuk shkuan në takimin me kryeministrin! Bënë opozitë të fortë!

E në fakt i bënë fushatë Albin Kurtit! Sepse në kulturën politike të Kosovës bojkoti është i dënueshëm, I papranueshëm. Dhe qytetarët e Kosovës nuk qëndrojnë vetëm te konstatimi. Ata të ndëshkojnë”, shkroi në Facebook Bytyçi.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sa mirë dijnë këta të opozitës së Kosovës t’ia rrisin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kreditet elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit! Nuk shkuan në takimin me kryeministrin! Bënë opozitë të fortë!

- Advertisement -

E në fakt i bënë fushatë Albin Kurtit! Sepse në kulturën politike të Kosovës bojkoti është i dënueshëm, I papranueshëm. Dhe qytetarët e Kosovës nuk qëndrojnë vetëm te konstatimi. Ata të ndëshkojnë. Me këtë akt ata thonë: “Këta e bojkotojnë kryeministrin dhe na pengojnë ne në jetën tonë të përditshme! Atëherë pse t’i votojmë? Më mirë votojmë ata që nuk bojkotojnë, pra kandidatët e Vetëvendosjes dhe të Listës së Vjosës!

Kjo opozitë imiton të bërit opozitarizëm në Shqipëri. Por në Shqipëri opinioni është i ndarë përgjysëm, njëra palë e pëlqen opozitën e bojkotit, tjetra jo! Në Kosovë është krejt ndryshe!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit