4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Boll u munduat ta ndalni Kosovën, nuk ia arritët

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kosova definitivisht ka bere shume, eshte zhvilluar jashte cdo koncepti ballkanik, duke i marre parasysh rrethanat.

Para se te mendoni se ne s’kemi ece perpara si shoqni, shihni do foto jo me larg se ato te viteve ’90. Do te shihni disa individe te palare me floke te paprere dhe me tesha zibidi qe s’kane asnje lidhje me njeriun modern. Ishte ende koha kur lideret qe na udheheqin sot punonin si kamariere, vidhnin ndonje gje per ta mbushur barkun apo i hipnin skeleve, duke u mbrojtur nga dielli me ato kapelet e bera me 2 faqet e mesit te gazetes.

Rruget e gjysmes se Prishtines ne ate kohe gelonin nga lloçi. Plisat e bardhe dominonin dhe fjala e tyre respektohej. Nuk vleje sa di, por sa ke vjet. Ishe vajze apo djale i mire nese heshtje. Sa me i heshtur, aq me shume ishe simbol i miresise.

- Advertisement -

Tutje, kjo shoqni vetem 30 vjet me heret ishte 98 per qind analfabete. Nuk dinte as shkrim, as lexim. Aristokracia ishin disa familje zejtare qe te vetmen karaktetistike dalluese me shoqnine tjeter ishte se dinin turqisht.

Objektet trasheguese me te mira ishin disa stacione treni te ndertuara nga Austro-Hungaria.

- Advertisement -

Vitet ’90 pastaj e ndryshuan komplet shoqnine. Papritmas, kosovaret filluan te dukeshin si evropiane. Plisat thuajse u zhduken, disa te rini kryeneqe filluan te flisnin pa rend, duke mos i respektuar vitet e pleqeve, perderisa ndodhi lufta clirimtare.

Paslufte, kosovaret me pensione te vjedhura, me treg te humbur, pa asnje trashegemi nga ish shteti, te perjashtuar edhe nga sukcesioni, te vrare, plackitur e djegur ne themel filluan te zhvillohen. Pavaresia vetem sa rendoi situaten. Me ishte e pamundur te behej edhe tregti me shume shtete. Shto kesaj edhe qasjen armiqesore te Serbise ne secilen iniciative, zhvillimi behet thaujse i pamundur. Pengesat jane te panumerta per nje shoqeri me treg 1.7 milione banoresh, por qe nuk dorezohet asnjehere.

Kosovaret, te vetmit ne Evrope mbeten te ngujuar pa te drejte udhetimi ne secilin vend te zhvilluar. Por, nuk u ndalen. E perqafuan modernitetin. Menjehere u be vendi ballkanik lider ne teknologji informative. Kosova ndertoi me se shumti shkolla ne Evrope per koke banori gjate 20 vjeteve te fundit, me se shumti rruge dhe rriti me se shumti mireqenien e qytetareve.

Te bllokuar nga te gjithe, kosovaret jane te vetmit ne Ballkan qe arriten ti ndertojne nga zero dy autostrada moderne me komplet mjete vetanake. Maqedonia i ndertoi autostradat komplet me mjete te Komisionit Evropaian, ndersa vet e nisi nje autostrade per ne Oher e cila ka 20 vjet qe ka nisur dhe veshtire te ndertohet para vitit 2050.

Sot, elita kosovare nuk jane disa feudale te mjere. Kosovaret duken si evropiane te vertete, kane disa superyje futbolli, sikurse kane disa yje boterore te muzikes, madje kane medalje te arte olimpike qysh ne pjesemarrjen e pare, gje qe se kane bere ende mbi 100 shtete te botes.

GDP e Kosoves eshte shume afer vendeve te rajonit, pavaresisht ku ishim dhe pengesave te panumerta.

Kemi te drejte te jemi te pakenaqur me vetveten ne shume gjana qe kemi mundur ti bejme me mire. Por, para se te kritikojme, duhet tia bejme vetes disa pyetje: Ku ishim, ku jemi, ku ishim ne krahasim me te tjeret, cilen rruge e trasuam dhe si arritem. Duhet te jemi krenar me vetveten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit