17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Bolton: Biden nuk do të heq dorë nga Ballkani, gabim t’i lihet Evropës

Rekomandime

Ish-këshilltari për siguri të ShBA-ve, Xhon Bolton ka vlerësuar se presidenti i ri Joe Biden nuk do të heq dorë nga Ballkani dhe do të “ishte gabim nëse Ballkani i lihet në dorë Evropës”.

- Advertisement -

“Kujtoj shumë mirë rolin që Biden kishte në vitet 90-të në Kongres me rastin e konfliktit në ish-Jugosllavi, posaçërisht në Bosnje por edhe në regjion. Nuk mendoj se do të heq dorë nga kjo dhe zgjedhja e Viktori Nolland për pozitën e tretë më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, dikë që është ekspert për Rusi, sekretar për Evropë në kohën e administratës Obama tregon se kur bëhet fjalë për Rusinë, e Ukrainën dhe Evropën qendrore e lindore në tërësi do të ketë shumë vëmendje dhe Nolland do të udhëheqë politikë shumë të fuqishme”, tha Bolton.

Bolton shprehet se nuk do befasonte tentimi i Biden për delegimin e përgjegjësisë për këtë hapësirë në BE.

“Konsideroj se kjo do të ishte gabim, e Zoti e bekoftë Angela Merkelin”, tha Bolton.

- Advertisement -

Ai shtoi se konsideron se çështja “me rëndësi vitale për ShBA dhe popujt e Ballkanit të përpiqet të kryejë punën e sjelljes së paqes edhe stabilitetit në regjion, ashtu që të jetë i mundshëm përparimi ekonomik”.

“Konsideroj se sjellja e paqes, stabilitetit dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritet kryesor për ShBA”, tha Bolton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit