4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bolton për idenë e shkëmbimit të territoreve: Grenell nuk e di se çfarë flet

Rekomandime

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve, për çka nga emisari për dialogun Ricahrd Grenell, u akuzua se kishte qenë ide e tij.

Bollton ka thënë se ai atë kohë ka pranuar atë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për palët, qoftë këtu edhe shkëmbimi i territoreve, transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Bolton duke komentuar deklaratat e emisarit të Trump për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Grenell nuk e ka idenë se për çfarë po flet.

Ai me të vërtetë nuk e di se për çfarë po flet.

Në kohën në fjalë, edhe evropianët po e konsideronin këtë dhe shumë morën pikërisht të njëjtin mendim.

- Advertisement -

Unë e kuptoj nga të tjerët në Ballkan shqetësimin se nëse ndryshohen disa kufij, të gjitha kufijtë janë në rrezik, por mendoj se frika është ekzagjeruar”, u shpreh ai në një intervistë për BIRN.

Kujtojmë se i dërguari special i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë të mëparshme kishte thënë se ideja e shkëmbimit të kufijve ishte e Bolton dhe jo e Presidentit Trump. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit