15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Bomba në lodrat e fëmijëve ukrainas të lëna nga rusët, akuza nga Kievi

Rekomandime

Një kukull e mbushur me eksploziv, një top me një vrimë të hapur në të cilin është vendosur një fitil me dinamit, një bombë artizanale në vend të një baterie telefoni lodër.

Së bashku me tmerret e varrezave masive dhe torturave, ushtarët rusë që tërhiqeshin nga qytetet e Ukrainës lanë pas mjete të reja vdekjeje, të maskuar duke synuar më të pambrojturit, fëmijët, shkruan a2cnn.

- Advertisement -

Një galeri fotosh që dëshmojnë mizorinë e denoncuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit, i cili publikoi në Telegram.

Pushtuesit e dinë mirë se fëmija fillimisht do të marrë lodrën e tij kur të kthehet në shtëpi”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, Gerashchenko më pas rendit rregullat e sjelljes që duhen miratuar në rast të zbulimit të objekteve të dyshimta.

- Advertisement -

Para së gjithash, largohuni dhe paralajmëroni çdo kalimtar për rrezikun, më pas paralajmëroni autoritetet, si dhe mos përdorni celularë aty pranë, të cilat mund të shkaktojnë eksplozivin”, këshillon ai.

Më herët një mjek ukrainas, kishte deklaruar se trupat ruse po mbushin me eksplozivë edhe lodrat e fëmijëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit