1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Bomba që Kurti Iëshoi”/ Veprimtari nga Amerika zbuIon pIanet që kryeministri ua prishi opozitës – ja për çfarë bëhet fjaIë!

Rekomandime

Ngjarjet e fundit në vend kanë arritur të sjellin reagime të mëdha në opinonin publik.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se që opozita e Kosovës është përgjegjëse për situatën nëpër të cilën është duke kaluar Kosova.

Sipas tij, persona si Hoti, Hyseni, Krasniqi, Çitaku, dhe gjithë opozita që vazhdimisht e kundërshtojnë Kryeministrin Kurti për dialogun, te ndërkombëtarët kanë krijuar një përshtypje te gabuar se të gjithë janë për ‘Zajednice’ pos Kurtit, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Bekteshi tutje thotë që gjesti i Escobar-it ishte, naiv, arrogant dhe i cënon të gjitha principet demokratike amerikane, i shkel edhe konventat ndërkombëtare.

“Plani gjashtë pikësh i Kurtit që u shfaq si një ‘eliksir’ te disa, te tjerë ra si një bombë, ai solli një valë reaksionesh, i shkaktoi dhimbje Vuçiqit dhe neveri Hotit”, shton tutje veprimtari nga Amerika.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Opozita e Kosovës me qasjen e saj ndaj “Zajednicës”, i trimëroi ndërkombëtarët për presion të padrejtë ndaj Kurtit

Nëse ndodh (s’besoj) që Kosova të prishet me aleatët për shkak të ‘Zajednicës’, fajtore kryesore do të ishte opozita, respektivisht trashëgimtarët e atyre që vunë nënshkrimin e tradhtisë. Derisa, opozita trumbeton se asociacioni duhet të bëhet, gjoja për hire të miqësisë me aleatët, por thelbi s’është ai, por ambiciet e tyre për të ardhur në pushtet në stilin e Avdullah Hotit qoftë edhe në dëm të vendit.

Hoti, edhe pse ishte humbës i zgjedhjeve, ai marrëzisht u bë kryeministër me ndihmën e PDK-së, Grenellit dhe me grusht shtet, të vetmit në botë në kohë pandemie. Ai ishte kryeministri më jetëshkurtër, dhe që do ‘mbytej’ në Ujman së bashku me Trump-in, Grenell-in dhe marrëveshjen e tyre, po ashtu jetëshkurtër.

Pra, persona si Hoti, Hyseni, Krasniqi, Çitaku, dhe gjithë opozita që vazhdimisht e kundërshtojnë Kryeministrin Kurti për dialogun, te ndërkombëtarët kanë krijuar një përshtypje te gabuar se të gjithë janë për ‘Zajednice’ pos Kurtit. Kështu, SHBA-ja filloi t’i ofroj opozitës karota, me vizita të shpeshta pa sens në DC, premtim pushteti, bile Escobar pat guxim ‘diplomatik’ që me bullizëm të shpalli edhe “Aleternativën” per ta çuar procesin deri në fund.

Gjesti i Escobar-it ishte, naiv, arrogant dhe i cënon të gjitha principet demokratike amerikane, i shkel edhe konventat ndërkombëtare, posaçërisht, kur bënë presion vetëm te njëra pale, te viktima, te pala e dobët, por jo dhe te fajtori dhe agresori. Presioni i Escobar-it i ngjan atij të Holbruk-ut, kur ai i bënte presion për një Republike serbe. Holbruk-u e vërejti gabimin, më vonë dhe kërkoi falje publike, por a mjafton kjo, derisa ai prehet në paqe, boshnjakët vazhdojnë të vuajnë, dhe Bosnja mbetet një shtet jofunksional edhe pas 28 vitesh. Escobar do të duhej të ketë mësuar nga pësimet e Holbruk-ut, e Grenell-it.

Amerika nuk punon në stilin, “unë të çlirova, por ta marr atë liri kur të dua” ashtu si frikësohen ‘alternativa’. Këtë mund ta bëjnë individë por jo shteti. I ngjashëm ishte edhe kërcënimi i Grenell-it me Bondsteel-in, pra kjo praktikë ndodh vetëm me diplomatë të dobët e pa principe. Ja, tani Grenell paguhet si lobist serb, por kush mund të thotë se ai s’ka qenë i paguar edhe më herët, ashtu si veproi në marrëveshjen e fundit në Shtëpi të Bardhë, kur i eliminonte propozimet e Kosovës por jo dhe të Serbisë. Amerika nuk është imune ndaj dukurive të tilla, edhe Amerika ka diplomatë të papërgjegjshëm, pos Grenell-it edhe ambasadori Dell krijoi skandale në Kosovë. As amerikanët nuk janë imun ndaj dukurive të këqija, edhe atje ka njerëz me pozita të larta e me rroga superiore por që i kanë rrezikuar interesat amerikane për interesa të ultë personale si rasti i fundit i FBI-së me McGonigal. Më shumë se 25 anëtarë të Kongresit janë paditur që nga viti 1980 disa dhe janë dënuar për shkelje të detyrës apo korrupsion si dhe një numër më i vogël Senatorësh.

Çuditërisht, plani gjashtë pikësh i Kurtit që u shfaq si një ‘eliksir’ te disa, te tjerë ra si një bombë, ai solli një valë reaksionesh, i shkaktoi dhimbje Vuçiqit dhe neveri Hotit, sepse Hoti në Uashington DC i tha Z. të Amerikës pa fije turpi, sikur të lobonte për ‘Zajednicën’ që e nënshkroi shefi i tij, Isa, duke deklaruar se gjashtë pikat e Kurtit ishin jo relevante për asociacionin. “Nuk ka modele tjera, modeli është shkruar dhe nënshkruar dhe duhet zbatuar…”theksoi Hoti.

Pranimi i planit franko-gjerman/evropian si një bazë e mire për vazhdimin e dialogut erdhi në një moment kur mendohej se pala e Kosovës ishte blinduar keq. Por kjo lëvizje e re e Kurtit sikur ka shkaktuar huti te opozita që mezi priste të marrë pushtetin, ka shkaktuar përçarje të mëdha edhe në shoqërinë serbe, ende e pashëruar nga mitet, kisha mesjetare dhe ëndrrat për hegjemoni. Kjo lëvizje e re e Prishtinës i shkaktoi telashe Serbisë me Rusët, dhe nxiti reagimin e Ambasadorit rus në Beograd, që ka hap debate të pa dëgjuara më parë. Kokëdhembjen e zmadhoi edhe më shumë plani gjashtë pikash i Kurtit në një kohë kur s’e pritnin as opozita në Kosovë dhe as Serbia, sepse pritnin refuzimin.

Lind pyetja, pse ky sentiment për ‘Zajednicën’ te opozita, ç’ është kjo besnikëri ndaj atyre qe e nënshkruan, ç ‘është kjo histeri kolektive e imponuar edhe nga ndërkombëtarët, si është e mundur që disa politikanë shqiptar të mendojnë njëjtë si Lista serbe për ‘Zajednicën’, duke e drejtuar thikën mbi trupin e Kosovës.

E drejta ndërkombëtare dhe argumentet janë në anën e Kosovës, na duhet uniteti më tepër se kurrë. U bëjmë apel shqiptarëve të Luginës dhe MV që të nisin procesin për Asociacione të komunave shqiptare. Shembulli i studentëve të Prishtinës për kundërshtim të ‘Zajednices’ mono etnikë meriton përkrahje masive. Protestat duhet të pasojnë në BE dhe SHBA nga diaspora jonë e madhe, paralelisht. Kemi shpresë se pranvera s’do t’i gjej shqiptarët në gjumë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit