19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Bora arrin trashësinë një metër në këtë shtet evropian, shkakton kaos

Rekomandime

Bora e parë që ra gjatë mbrëmjes shkaktoi kaos mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm dhe mbylljen e autostradës që të çon përmes Qafës së Brenerit, në perëndim të Austrisë.

Edhe pse detyrimi për të vozitur me goma dimërore në rast bore dhe akulli ka hyrë në fuqi që nga 1 nëntori, shumë drejtues mjetesh përdorin ende gomat e verës, ndaj kanë rrëshqitur dhe kështu kanë bllokuar atë rrugë të rëndësishme evropiane, që lidh Gjermaninë dhe Italinë.

- Advertisement -

Për shkak të makinave të shumta që nuk mundën të vazhdonin udhëtimin, u pamundësuan edhe mjetet e pastrimit të borës.

Në Austri, bora ra në një lartësi mbi 900 metra. Kështu, në Cilertal, mbulesa e dëborës arriti në një metër, dhe nga Alpet Ectaler deri në Styria lindore, në male ka borë me trashësi 30 deri në 50 centimetra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit