Ndërkohë që Australia është përfshirë nga zjarret apokaliptike, Kanadaja është mbuluar nga bora.
Reshje të dendura janë regjistruar në Newfoundland dhe Labrador, ku trashësia e borës shkon deri në 1 metër.
Në disa zona trashësia e borës është edhe më e madhe, çka e faktojnë edhe këto foto, ku shihet që qytetaret nuk hapin dot dyert dhe dritaret e kateve të para.
- Advertisement -
Pas ndërhyrjes se autoriteve dhe vetë qytetarëve, në zonat e prekura janë krijuar tunele komunikimi, ndërsa makinat në rrugë nuk shihen fare. Fotot flasin vetë.
- Advertisement -