12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ekskluzive: Gazetarët e Kosovo-Online bllokojnë portalin e tyre si protestë ndaj Vuçiçit

Rekomandime

Portali pro-rus në gjuhën serbe Kosovo-Online duket se është bllokuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ballkani.info mëson ekskluzivisht se si rezultat i qëndrimeve të ndryshme brenda redaksisë dhe gazetarëve të Kosovo-Online lidhur me referendumin në Serbi dhe mos mbajtjen tij në Kosovë, disa punonjës serb të Kosovo-Online kanë bllokuar faqen e kësaj medie.

Madje një pjesë e redaksisë së Kosovo-Online, për të arsyetuar përçarjen dhe pakënaqësitë e brendshme dhe arsyen e vërtetë të këtyre dallimeve, janë munduar që në një tentativë të dëshpëruar që fajin për bllokimin e faqes të ja lënë sulmeve nga hakerët, përmes një postimi të tyre në faqen në “Facebook”.

- Advertisement -

Ky sabotim nga brenda Kosovo-Online, shpërfaq dallimet e mëdha në shoqërinë serbe të cilat janë duke u manifestuar çdo ditë e më shumë, pasi që serbët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar se janë manipuluar dhe përdorur si instrument politik nga Beogradi dhe Vuçiç, për interesa të ngushta të tyre.

Portali pro-rus Kosovo-Online funksionon në komunat veriore te Kosovës dhe ka orientime radikale ruso-serbe. Kryeredaktor i kësaj medie është Milos Garic, ish-punonjës i Sputnik Serbia, gjë që pasqyrohet qartë edhe në politikën redaktoriale pro-ruse dhe anti-perëndimore të kësaj medie.

- Advertisement -

Gjatë gjithë veprimtarisë së vet mediale Kosovo-Online ka shërbyer si faqe e propagandës dhe dezinformimit dhe njëherit si zëdhënëse e Qeverive të Serbisë dhe Rusisë dhe jo si media e pavarur.

Madje në përvjetorin e 23-të të Msakrës së Reçakut, me 15 janar, Kosovo-Online ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut, për më tepër duke i dhënë hapësirë dhe promovuar kriminelin serb Goran Radosavlevic-Guri, i cili e quajti këtë masakër “aksion të ekzekutuar në formë të përsosur”.

- Advertisement -

Përndryshe, sot qytetarët serbë të Kosovës do të udhëtojnë për të votuar për referendumin serb në disa qytete në Serbi, pasi që institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit