8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Borë dhe shi, ky është parashikimi i motit për sot

Rekomandime

Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje, njofton IHK.

- Advertisement -

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.Të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë.

Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit