3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Borë dhe shi, parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Rekomandime

Në fundjavë më e ftohtë, me reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm dhe më i butë. Temperaturat maksimale edhe deri në 10C.Kjo e shtunë sipas Prishtina Weather do të jetë kryesisht e vranët dhe me shi.

- Advertisement -

Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.27.12 – Më ftohtë, herët në mëngjes reshjet e borës pritet të pushojnë, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale të shiut, të cilat më vonë pushojnë. Vende-vende mund të bie edhe shi i akullt.

28.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull ose vranësira të ulëta. Më pas gjatë ditës pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell.

- Advertisement -

29.12 – Mot i butë, me vranësira dhe diell. Në perëndim të vendit me reshje lokale shiu, e më vonë gjatë ditës edhe në pjesë tjera të vendit.30.12 – Kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë në rënie, e nga dita e hënë sërish shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet zbresin në 0C, në fundjavë, e më pas në rritje deri në 5C, e temperaturat maksimale në fundjavë zbresin në 3C, për të shënuar sërish rritje gjatë javës së ardhshme deri në 10C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-14m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rënies.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit