10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky është plani i Albin Kurtit për listën zgjedhore të Vetëvendosjes

Rekomandime

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar vendin në zgjedhje brenda 40 ditëve, ka aktivizuar partitë politike për lëvizje të reja ne synim drejt marrjes së një numri sa më të madh të votave.

- Advertisement -

Sipas sondazhe të deritashme nga kompani prestigjioze, Lëvizja Vetëvendosje pritet të dalë partia e parë pas zgjedhjeve, me diferencë mbi 15% pas partisë së dytë, vend për të cilin pritet të ‘luftojnë’ PDK-ja me LDK-në, raporton Veriu.info.

Mirëpo, deri në ditën e zgjedhjeve pritet të ketë zhvillime interesante brenda VV-së, pasi që Albin Kurti po synon të zgjeroj ndikimin në vendimmarrje brenda partisë.

Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se brenda 10 ditësh, pritet të del në votim në Këshill të Pergjithshëm ideja e Albin Kurtit që me rastin e hartimit të Listës së kandidatëve për zgjedhje, lideri i partisë të ketë të drejt t’i fus në listë 50 kandidatë, ndërsa nga Qendrat e qyteteve të futen pjesa tjetër e kandidatëve.

- Advertisement -

Mësohet se ky propozim i Kurtit nuk po pritet mirë nga Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër qytet, pasi që atyre do t’iu reduktohet shumë numri i aktivistëve dhe drejtuesëve lokal në Listë Zgjedhore.

Kjo, pasi një veprimi i tillë do ta rriste fuqimë e liderit të Vetëvensosjes brenda partisë e do ta zvogëlonte atë të qendrave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit