14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Boris Nemtsov u gjurmua nga FSB, Kush e urdhëroi ekzekutimin e rivalit të Putinit?

Rekomandime

Politikani rus i opozitës dhe ish-rivali i presidentit Putin, Boris Nemtsov sipas investigimeve dyshohet se është vr*arë nga një agjent i lidhur me një seri eliminimesh të politikanëve rus. Sipas një investigimi të BBC, ai u gjurmua thuajse për një vit përpara se të VRlTEJ.

Nemtsov ishte një rival i fortë i presidentit Vladimir Putin. Vrasja e tij në vitin 2015 ishte vrasja politike e profilit më të lartë që kur Putin erdhi në pushtet.

- Advertisement -

Sipas investigimi nga BBC, zbuloi se ai ndiqej nga pas në të paktën 13 udhëtimet e tij përpara se të ekzekutohej. Nemtsov përndiqej nga agjenti qeveritar, Valery Sukharev. Ai shërbente në atë kohë në agjencinë e shërbimit sekret, FSB (Shërbimi Federal i Rusisë), e cila njihet si pasuesja e KGB-së.

Emri i Sukharev lidhet me dy tentativa vrasje të dy politikanëve opozitarë. Në një rast, një politikan u helmua dhe për pak ndërroi jetë gjithashtu edhe në rastin e dytë politikani Alexei Navalny u helmua por edhe ai i mbijetoi këtij sulmi.

Nemtsov u bë i njohur në vitet ’90, fillimisht si zëvendëskryeministër nën presidentin Boris Yeltsin. Ai shihej gjerësisht si pasuesi i Yeltsn. Por në vend të tij, në pushtet erdhi Putini dhe Nemtsov nisi një fushatë duke ekspozuar korrupsionin në Moskë dhe duke denoncuar sulmin rus mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

- Advertisement -

Më 27 shkurt 2015, ai u vra shumë afër Kremlinit dhe pak ditë përpara se të drejtonte një protestë kundër luftës. Pesë persona nga Çeçenia u arrestuan me dhe u dënuan për vrasjen e tij. Por hetimi nuk zbardhi pyetjen kryesore: kush e urdhëroi vrasjen dhe pse? Qeveria ruse gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e zotit Navalny.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit