8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Borrell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë

Rekomandime

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, gjatë bisedës që ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dalë pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Borell ka shkruar se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

- Advertisement -

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar ndër të tjera Borrell duke njoftuar për bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Kurti.

Rreth bisedës me Borrel, ka shkruar dje edhe kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Ai ka ripërsëritur se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

“Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit