2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Borrell: Dialogu i lehtësuar nga BE’ja garanton të ardhme evropiane për Kosovën dhe Serbinë

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, ka të ardhme evropiane. E madje shkrimi ne tij e kanë pëlqyer edhe diplomati gjerman, Boris Ruge dhe përfaqësuesi i posacëm për dialogun Kosovë – Serbi nga Bashkimi Evropian, Mirosllav Lajçak.

- Advertisement -

“Si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, që e ardhmja evropiane të bëhet realitet për njerëzit, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja nuk mund të anashkalohet”, ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter.

Që nga muaji prill, Bashkimi Evropian ka emëruar Mirosllav Lajçak, si përfaqësues të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


Javën e kaluar, Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë.

- Advertisement -

“Për këtë arsye, shtetet anëtare të BE-së kanë nominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kanë thënë përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian.

Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova duhet të bashkohet me të gjithë, por duhet të bëjë edhe diferencimin e partnerëve të saj strategjikë se kush mund të zhvillojë negociatat, të përmbyllë marrëveshjen dhe të zbatojë atë.

- Advertisement -

“Por, nuk e kam vullnetin që të participoj në procesin e negociatave që udhëhiqet nga Lajçak”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi në vazhdimësi është duke insistuar që SHBA-ja ta ketë rolin udhëheqës për arritjen e një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë negociatat që një vit e gjysmë kur Kosova vendosi taksë 100 për qind për produktet e Serbisë. SHBA-ja dhe BE-ja në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e kësaj takse si kusht për rifillimin e dialogut. Qeveria në Prishtinë, më 1 prill hoqi taksën mirëpo aprovoi masat e reciprocitetit për produktet e Serbisë. Beogradi përsëri thotë se nuk do të kthehet në bisedime nëse nuk hiqet edhe kjo masë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit