9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Avioni amerikan ‘rrethohet’ nga dy avionë rusë në Mesdhe, reagon SHBA

Rekomandime

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes identifikoi avionët si model Su-35 dhe tha se shoqëruan avionin amerikan P-8A Poseidon për 64 minuta në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Avionët rusë nuk lejuan avionin amerikan të kryente manovra të sigurta, shtoi Departamenti i Mbrojtjes.

- Advertisement -

Incidenti, për të cilin amerikanët publikuan edhe një video, ndodhi në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane tha se Rusia kishte dërguar avionë luftarakë në Libi për të mbështetur mercenarët rusë që luftojnë atje.

Flota e Gjashtë, së cilës i përkiste avioni amerikan, është e stacionuar në Napoli, prej nga punon për sigurinë dhe stabilitetin e Europës dhe Afrikës, sipas Departamentit të Mbrojtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit