9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Borrell e Blinken bisedojnë në telefon para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër, pajtohen që nesër është kohë e duhur për hapa përpara

Rekomandime

Sot, shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas komunikatës së BE’së, diskutimi i tyre u përqendrua në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës të shtunën në Ohër, situatën në Etiopi dhe përgatitjet për Këshillin e Energjisë BE-SHBA muajin e ardhshëm.

- Advertisement -

Borrell e informoi Sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi pritshmëritë e tij për takimin e Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e progresit në Dialog për aspiratat evropiane të të dyja vendeve.

Sipas njoftimit, Borrell ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të qartë të SHBA-së për përpjekjet e BE-së, veçanërisht për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe për procesin në prag të takimit të nivelit të lartë që Përfaqësuesi i Lartë po takohet me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti këtë të shtunë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Tutje, BE bën të ditur se edhe Borrell por edhe Blinken janë dakorduar se ky është momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Të dy ranë dakord se ky ishte momenti i duhur për të bërë hapa të rëndësishëm përpara në interes të integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit