10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Borxhi ynë ndaj Jasharëve shlyhet vetëm me shtetndërtim

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në parakalimin e Ushtrisë, në shenjë nderimi për të rënët e familjes Jashari, ka thënë se borxhi i Kosovës ndaj tyre shlyhet vetëm me shtetndërtim.

Kurti ka thënë se 22 vite më parë anëtarët e familjes Jashari nuk kursyen jetën dhe të pa frembur luftuan me agresorin serb.

- Advertisement -

Kryeministri ka thënë se Kosova tanimë ka një ushtri të fortë dhe të pavarur.

“Është çdoherë kënaqësi të jesh në prani të Ushtrisë së Kosovës e sidomos në këto ditë të Epopesë, që do të ketë çdoherë krye komanadantin, Adem Jasharin.

Sot, 22 vite më parë, po ndodhte kulmimi i një situate të re, po ndodhte diçka e jashtëzakonshme të cilën bota nuk e kishte parë, po ndodhte që një familje e tërë, me vetëdije e të pa trembur që po luftonte me Serbinë.

- Advertisement -

Na treguane dhe neve dhe botës se kur është liria në pyetje nuk ka ndonjë çmim.

E ndryshuan popoullin sepse e bashkuan ata dhe i vetëdijesuan familjet shqiptare. Gjithçka ndryshoi.

- Advertisement -

Ne kemi sakrifikuar shumë që të kemi të drejta tona, shtetin tonë, ushtrinë tonë për shkak se kemi një të kaluar të hidhur.

Ne kemi një ushtri të fortë, profesionale që garanton mbrojtjen tonë. Duam anëtarësim në NATO, e do tëq rrisim investimet që të hyjmë në NATO.

Ushtria është nevojë e kohës. Shteti është i të gjithëve ose i asnjërit. Shteti dhe vetëm shteti është sovran. Populli është burimi i vetëm i sovranitit.

Është interesi ynë bashkëpunimi me SHBA-të pasi ne ndajmë aspiratat e përbashkta për lirinë e njeriut. Këtë aleancë nuk do ta prish askush. Por SHBA-të duan një Kosovë të fortë dhe të Pavarur.

Borxhi ynë ndaj tyre shlyhet vetëm me shtetndërtim”, ka thënë ai.

Osmani ushtarëve të FSK-së: Mbrojeni Kosovën sikur që e mbrojti Adem Jashari

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se sakrifica e familjes Jashari tregoj se sa e rëndësishme është liria, dhe se tani me dhembje e krenari kujtohet komandanti Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari e të gjithë ata ushtarë që lanë jetën dhe gjymtyrët e tyre për lirinë që sot e gëzojmë.

“Me heroizmin e tij që kulmoj më datën 5,6,7 mars Komandanti Adem Jashari krijoj solidaritet të madh shoqëror u bë frymëzim për të rinjtë duke ngritur ndjejnë e kryengritjes dhe rezistencës”, tha Osmani.

Ajo tutje të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës u tha se sot ata gëzojnë respekt për rolin dhe angazhimin tuaj me përgatitjen profesionale. Por se ka edhe diçka më të rëndësishme se kaq sipas saj.

“Mbi të gjitha qytetarët tek ju shohin amanetin dhe garancën e Adem Jasharit dhe që na obligojnë që të vazhdojmë rrugën e tyre. Qytetarët në aleancë me miqtë tanë shohin tek ju garancinë që eshtrat e heroit Isa Boletin dhe kullat e tij që gjenden në Mitrovicë janë të paprekshme dhe te pacenueshme”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit tha se Kosova asnjëherë nuk ka pasur synime ndaj të tjerëve, por se siç tha ajo “qëllimi ynë ka qenë vetëm mbrojtja e atdheut tonë. Sot secili kadetë, ushtarë e oficer duke ta ketë parasysh sovranitetin e vendit, njësoj sikurse komandanti Adem Jashari. Ai dha shembullin se si mbrohet atdheu e duke u shndërruar në simbol të rezistencës”, theksoi Osmani.

Thaçi nderon Jasharët: Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë, por përgjigjen do ta kenë në vendin e tyre

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nderuar të rënët e familjes Jashari më 5,6,7 mars 1999.

Me këtë rast ai ka thënë se sakrifica dhe heroizmi i Jasharëve është zëri i ndërgjegjes së të gjithëve.

Thaçi shtoi se heroizmi i Jasharëve ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët për t’i dal në ndihmë Kosovës.

“ Sot gjendemi në mesin e Ushtrisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”për të nderuar Epopen e UÇK-së. Sot institucionet më të larta shtetërorë nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe në historinë tonë kombëtare. Nderojmë anëtarët e familjes Jashari, burrat, djemtë, vajzat, nipat mbesat.

Nderojmë komandantin Adem Jasharin, Hamzë Jasharin dhe të gjithë të rënë.

Sakrifica dhe heroizmi i Jasharëve është zëri i ndërgjegjes së të gjithëve. Heroizmi i Jasharajve i vuri në lëvizje ndërkombëtarët. Bota Shqiptare prandaj përkulet me respekt në Prekaz.

Kujtojmë respektin më te lartë dhe sakrificën e mijërave dëshmorëve, martirët dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi shtoi se Ushtria e Kosovës është një ushtri moderne, bashkëkohore, multietnike.

Ai dha një mesazh: “Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”.

“Të nderuar ushtarë, ju jeni trashëgimtarë të projektit më të suksesshëm politik dhe ushtarak të Kosovës, të këtij projekti të shenjtë.

Kosova është storie e suksesshme, secili qytetar duhet të ndihet krenar për vendin e vet.

Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Ju jeni ushtri moderene, bashëkohore, multietnike.

Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”, tha ai.

Parakalimi i trupave të FSK-së

Me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bëhet parakalimi i trupave të FSK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit